E kishte marrë me qira, shkrumbohet makina në Fushë-Arrëz, dyshimet e policisë

81
Sigal

Një automjet është shkrumbuar sot në Fushë-Arrëz. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Apripë e Keqe”.

Mësohet se është djegur plotësisht, dyshohet aksidentalisht, një automjet tip “Benz”, i marrë me qira nga shtetasi D. U., 31 vjeç, banues në këtë fshat.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të djegies së këtij automjeti.