Protesta, momenti kur minatorët tentojnë të hyjnë në Kuvend: Duam të takojmë deputetët!

15
Sigal

Po mbahet sot para Kuvendit protesta e minatorëve të cilët kërkojnë miratimin e statusit të veçantë.

Ata kanë kërkuar të futen në godinën e Kuvendit ndërsa synuan takimin me deputetët përfaqësues.

“Nuk jemi këtu për të bërë luftë. Duam të takojmë deputetin përfaqësues”, tha njëri prej tyre.

Minatorët janë penguar nga efektivët e policisë.