E çuditshme në Durrës/ 60-vjeçari përfundon në polici pasi vodhi…..

236
Sigal

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një 60-vjeçar me iniciale J.SH., ka përfunduar në polici pasi menaxherja e një supermarketi e denoncoi atë për vjedhje.

Sipas menaxheres, pasi ai i ka vjedhur një pako djathë kaçkavall dele me peshë 0.228 gram.

Produkti kushtonte 250 lekë të reja. Edhe pse shuma duket e vogël, menaxherja nuk ka hezituar po e ka denoncuar rastin ne Policinë e Durrësit.

Mësohet se burri kishte shkuar të blinte letër higjienike dhe në atë moment kishte marrë edhe pakon e djathit. Denoncimi është bërë më datë 5 shkurt 2021.

Pasi është marrë në pyetje nga Policia e Tiranës, 60-vjeçari ka deklaruar se është klient i rregullt i supermarketit dhe se më datë 5 shkurt ka blerë një pako të vogël kaçkavall dhe një letër higjienike.