AstraZeneca jep lajmin e mirë: Në vjeshtë gati vaksina për variantet e reja të COVID

209
Sigal

AstraZeneca është në rrugën e duhur për të krijuar një vaksinë të re përforcuese, që do të jetë kundër varianteve të reja të koronavriusit, tha kompania sot.

Sipas tyre kjo vaksinë do të jetë e mundshme në vjeshtë dhe do të synojë pikërisht variantet e mutuara të COVID.

Vaksina e kompanisë, e zhvilluar nga AstraZeneca dhe që po shpërndahet masivisht në Britani, synon variantin e parë të koronavirusit.

Provat e deritanishme tregojnë se vaksina parandalon simptomat e rënda të koronavriusit, por nuk parandalon infektimin me virusin.

Kompania tha se vaksina do të jetë gati për gjashtë muaj, duke shtuar se në pranverë pritet të fillojnë provat njerëzore