Vr*u shqiptarin në sy të gruas, dënohet me burgim të përjetshëm autori (Foto)

232
Sigal

Suedezi Anis Hemissi është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata britanike, për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri. Vrasja ka dyshime se ka ardhur pas prishjeve të pazareve të drogës.

Beqiri u ekzekutua në sytë e gruas dhe të djalit, teksa po hynte në apartamentin e tij në Londër. Shqiptari kishte darkuar me bashkëshorten e po kthehej në shtëpi, kur përpara është shfaqur suedezi me origjinë tuniziane, Hemissi, raportojnë mediat e rëndësishme angleze.

24-vjeçari e qëlloi Hemissin me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Përpara vrasjes, suedezi dhe bashkëpunëtorët kishin llogaritur lëvizjet e Beqirit. Hemissi kishte fluturuar nga Suedia drejt Britanisë së Madhe me porosinë për ekzekutuar shqiptarin dhe për ta arritur këtë, ai u maskua me uniformën e punës si pastrues mbeturinash.

Atij iu desh të priste 4 orë Flamur Beqirin, derisa të hasej me të për ta ekzekutuar me tetë plumba. Autori i krimit përdori një xhaketë, syze dielli dhe një maskë lateks për të mbuluar fytyrën. Për t’u larguar ai përdori një biçikletë për femra, gjë që e bëri të bjerë në ‘kurthin’ e policisë. Mediat britanike kanë publikuar edhe momentin e arratisjes me biçikletë të Anis Hemissit pasi vrau shqiptarin Flamur Beqiri.

Ky i fundit e kishte braktisur botën e krimit dhe trafikut të drogës e ishte martuar, duke shijuar jetën e tij falë ‘punës’ së mëparshme, duke udhëtuar në Como të Italisë, apo në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

36-vjeçari shqiptar me nënshtetësi të Kosovës dhe suedeze deklaronte tek të tjerët se kishte hyrë në biznesin e muzikës, por në të vërtetë ai ishte i përfshirë që prej vitit 2007 në tregtinë ndërkombëtare të drogës nga Spanja, përmes Holandës e deri në Skandinavi, ndërsa ishte arrestuar disa herë në Evropë.

Jeta që kishte bërë më parë, e shqetësonte atë vazhdimisht dhe frikësohej për sigurinë e tij deri kur në 24 dhjetorin e vitit 2019, ai u shemb përtokë nga plumbat e suedezit në sy të gruas dhe djalit.