Dyshohet se vrau fqinjin dhe i plagosi të birin, ja sa vite burg kërkon prokuroria e Fierit për 41-vjeçarin dhe vëllain e tij

32
Sigal

Prokuroria e Fierit ka kërkuar 25 vite burg për A. B., i cili pas një konflikti dyshohet se masakroi me thikë fqinjin e tij, H. B., dhe i plagosi të birin, Aleks Balla. Ndërsa për vëllain i tij, që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë, organi hetues kërkoi 17 vite qëndrim pas hekurave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 20 korrik 2022 në lagjen “Afrim i Ri” në Fier ku dy vëllezërit për shkak të konfliktit të çastit dyshohet se kanë goditur me thikë 77-vjeçarin dhe djalin e tij, A. B.

Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të 41-vjeçarit A. B., për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe dënimin e tij me 25 vjet burgim.

Si edhe shpalljen fajtor të vëllait të tij me iniciale G.B për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të A. B., dhe dënimin e tij me 17 vjet burgim.

Njoftimi i Prokurorisë: 

Vrasja e shtetasit H.B dhe plagosja e djalit të tij, Prokuroria Fier kërkon 25 vite burgim për autorin dhe 17 për bashkëpunëtorin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 20.07.2022, në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, ku shtetasit A.B dhe G.B, për shkak të konfliktit të çastit kanë goditur me thikë shtetasit H.B dhe A.B (babë e bir). Shtetasi H.B për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë në trup ka humbur jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 825, vitit 2022, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy personave, parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal, në dëm të shtetasve H.B dhe A.B, në ngarkim të të pandehurit A.B dhe “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76-22-25 të K.Penal në dëm të shtetasit A.B, në ngarkim të të pandehurit G.B. Të pandehurit janë hetuar me masën e sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit  Procedurës Penale.

Pas zhvillimit të gjykimit me ritin e gjykimit të zakonshëm, organi i akuzës në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka kërkuar:

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe shëndetit.