Tymueset në Kuvend, pezullohen nga detyra 4 punonjës të Gardës

4 punonjës të Gardës janë pezulluar pasi dyshohet se nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë.

Mësohet se 4 punonjësit e Gradës, po verifikohen për neglizhencë të detyrës.

Sigal

Në seancën e së enjtes, deputeti Saimir Korreshi ndezi disa tymuese, që shkaktuan mjegull në sallë. Nga pamjet filmike shihet se tymueset deputeti demokrat i nxjerr nga çantat e deputeteve Lindita Metaliaj dhe Elda Hotit. Të tre deputetët u përjashtuan nga sekretariati i etikës për 10 ditë për këto incidente.