Marrëzia/ Bashkia bënë tender 10 milion lekë për asgjesimin e pulave që ngordhin duke shpallur fitues një restorant. Sipas ligjit “Për veterinarinë”, për asgjesimin e pulave të ngordhura, duhet të publikohen videot e djegies e groposjes së pulave të ngordhura, me prezencë të 4 institucione dhe policisë rajonale. Ky është një detyrim, në të kundërt ato pula janë shitur për mish e janë bërë sallam ?!
Nëse janë asgjësuar pulat e ngordhura, duhet të deklarojë vendet dhe publikojë në media, videot e proceseve të djegies e groposjes së pulave të ngordhura, me prezencë të përfaqësuesve nga 4 institucione shtetërore dhe policia rajonale sepse kështu e detyron ligji “Për veterinarinë”, në të kundërt ato pula janë shitur për mish e janë bërë sallam
Dalin në pah mashtrimet e Ministrisë së Bujqësisë me menaxhimin e gripit të shpendëve. Në disa qytete të vendit ka pasur ngordhje masive pulash dhe ministrja Frida Krifca u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe se kishim të bënim me raste të izoluara dhe më 26 mars ministria njoftoi se iku epidemia. Po ashtu u tha se pulat e ngordhura janë groposur, por duket se jemi në kushtet e një skandali, pasi dyshimet janë se pulat kanë përfunduar në det. Pak ditë më parë në bregdetin e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, janë parë me qindra pula të ngordhura. Dyshimet janë se pulat janë hedhur në lumenj ose në det nga zona të tjera dhe dallgët e detit i kanë nxjerrë në breg. Alarmantja është se deri në mesditë nuk shkoi asnjë institucion në zonë për të bërë kontrollin dhe largimin e pulave nga bregu i detit. Pasoja është e drejtpërdrejtë tek konsumatorët që nuk përballojnë dot dietën bazë ushqimore. Jo çdo çmim rritet nga bombat në Ukrainë. Për qeverinë mundet që pulat janë trembur nga bombat ruse, për prokurorinë, ky skandal duhet të jetë së paku shpërdorim detyre, por për konsumatorët e zakonshëm ky është një çmim që ua bën jetën të papërballueshme.
Groposje pulash në stomak
Shpesh dyshohej se deri diku kishte mundësi që shpendët e ngordhura nga Gripi i Pulave në vend që të groposeshin siç e këkon ligji, kishin përfunduar në fakt në ndonjë fabrikë përpunimi mishi apo restorant. Por që kjo të faktohej nëpërmjet një tenderi, vështirë se do ta kishim imagjinuar. Por e bardha mbi të zezë rezulton se Bashkia Shijak e drejtuar nga Elton Arbana ka shpallur fitues për asgjësimin e pulave të ngordhura një restorant. Besoj është e kuptueshme se ku “do të groposen” kufomat e pulave të gjora. E shpjeguar në mënyrë konkrete, bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-24501-04-08-2022 dhe me objekt “Shërbim transporti dhe dezenfektimi për groposjen dhe eliminimin e shpendëve të prekur nga Influeca Aviare”. Fondi limit i tij është 1,000,000 lekë të reja. Fituese është shpallur kompania HOREAL Expo Group. Por nëse i hedhim një sy objektit të veprimtarisë së subjektit, mbetesh pa frymë… Bëhet fjalë për një veprimtari në Agro – Turizëm, Restorant, Bujtina. Ushtrim aktiviteti shërbim dhe akomodim, shërbime restoracioni dhe hotelerie si bare, restorante, snak bar, hoteleri, katering.