Skandali/Tenderi i “Sterilizimit”, Beqaj me shokët e tij sot para SPAK

Shtyhet seanca për çështjen e koncesionit të sterilizimit. Seanca u shty për sot në orën 09:00, teksa disa prej të akuzuarve, duke përfshirë ish-zv.ministrin e Shëndetësisë dhe biznesmenin Rrapaj kërkojnë zbutje të masës së sigurisë.

Konkretisht Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Genc Burazeri kanë bërë ankim në Apelin e Posaçëm.Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.

NOA

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur (18 korrik 2023) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas 7 vitesh ish- ministri i Shëndetësisë ‘dha llogari’ në SPAK, u pyet për aferat me konçesionin e sterilizimit, hemodializën dhe check-up.

Pasi të mbyllen hetimet, Ilir Beqaj është i rrezikuari kryesor që mund të arrestohet. Pyetja që shtrohet është nëse Rama do ta lëshojë ish-ministrin e tij? Beqaj njihet si ndër njerëzit e afërt të Ramës. SPAK ka filluar të lëvizë.