Kryebashkiaku Veliaj: Përurimi i Qendrës së Emergjencave Civile në zemër të qytetit, tregon vëmendjen që i kushtohet sigurisë publike

Përurohet në Tiranë Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. E ndërtuar në një hapësirë të vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, me ndihmën e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile do të përmirësojë koordinimin dhe komunikimin e strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile në rastet e Emergjencave Civile.Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se hapësira është zgjedhur në zemër të qytetit, çka tregon vëmendjen që i kushtohet zgjidhjes së emergjencave. “Sherri i famshëm me policët e bashkisë dhe punëtorët, i para një viti, ndodhi këtu, jo në një zyrë partie. Dua ta kaloj me humor atë incident, pasi tani e patë se këto nuk ishin zyra partie, por zyra e emergjencave civile”. Duke falenderuar mbështetjen italiane për ngritjen e kësaj qendre, vlerësoi bashkëpunimin jo vetëm mes institucioneve shtetërore, por edhe lidhjet kulturore mes dy popujve.Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, vuri në dukje raportet mjaft të mira të bashkëpunimit mes dy vendeve. Të pranishëm në inaugurimin e kësaj qendre ishte dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri,Fabrizio Bucci, Drejtori i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, Luca Maestripieri.

 

Sigal