Nuk e di se si u ndez debati në atë tavolinë, në një kafene buzë detit mes shokësh (ish gjimnazistë, shumë vite më herët e tashmë mbi shtatëdhjetëvjeçar!), kur ende mbi majën e Shashicës nuk kishte dalë syri i diellit. Dikush mes tyre lëshoi në ajër një fjalë të urtë të popullit, “Një i shkarë hedh nëj gurë në pus dhe përpiqen njëqind të mençur ta nxjerrin e s’i bëhet derman”. Kjo ishte e tëra. Dhe ata, që I kishin jetuar ato vite kur qyteti i tyre, Vlora, po rindërtohej me rrugët, që shtroheshin me asfalt, ngriheshin pallate të reja, që nuk i kalonin të tre apo katër katet, aq sa kur u ngrit prë herë të parë një pallat gjashtkatësh, emri i tij mbeti e kaloi vitet, madje edhe sot e kësaj dite të çerek shekullit të 21-të, që po ecim, përmendet si pik referimi. Por ajo, që kujtohej me nostalgji, e që pikërisht ndezi debatin më të zjarrtë, ishte “shkrirja” i parkut “Rinia”dhe veprave të artit nëpër rrugën kryesore Vlorë –Skelë…
E, pra, kush, kush dha atë urdhër të mbrapshtë dhe u zbatua?! Bota i ruan, madje me fanatizëm, objektet me vlerë apo historikun e origjinës së tyre. Në një fshat, që tashmë ka arritur përmasat një qyteze (po sjell një shembull që në për botë jan me miliona!), diku sa zbret drejt kufirit Gjerman, nga malet Tirolei të Austris, në Garmish, nëpër mure kishte me dhjetra afreske baritore, apo nëpër parqet, sado të vogla të ishin, kishin bosete “lopë në kullotje”, gjë që tregonin pikërisht origjinën e tyre si blektor.
“Sigurisht ndonjë i “shkar” (nga mendja!) ka hedhur një mendim dhe kaq duhej që të viheshin në punë “projektuesit më të aftë”, të hartonin skicat e projektet e reja për një qytet, që do ecte me hapa të përshpejtuara, siç i ndodh një makine, që i këputen frenat e ajo merr rrovolen e s’ka burr nëne që e pret drejt theqafjes” u shpreh dikush mes tyre.
Kush nuk e ruan historin nuk mund të ndërtoj të ardhmen me sukses. Kush di ta respektoj këtë e ka” trasen” të ndërtuar! Por a e kanë këtë mendësi ata që e morrën në “duar” fatin e këtij vendi? Nuk jan pak 34 vjet për të ndërtuar një vend, qoft dhe nga gërmadhat (!) e për t’i dhën shklqim. Por ende nuk shikojmë dritë në fund të këtij tuneli, sepse… Përse themi këtë? Se që të ndërtohet një qytet apo një vend, duhet që i pari, që ka dhe “gurin dhe arrën”, ta dojë vendin dhe popullin e vet, të ndrëtoj ëndrrën e tij ku do të hedhi hapat që të ndiehet krenar! Por… ku ta kërkojmë këtë? Prej 34 vitesh ende nuk kan mbaruar ‘lehjet” e grindjet mes tyre se kush është më i aftë të sofistikoj vjedhjen(!), kush mund ta çoj deri në infinit korrupsionin e ta konsideroj, vendin e shqiponjave, pashallëkun e tyre!, E që ta arrij qëllimin, pas marrjes së pushtetit, ka si premisë vënien nën kontroll administratën , pasi, sigurisht, që ajo do ta bëjë punën, prandaj në alternativën se kush do jen ndihmësit e tij kryesor shëmbullor, ose duhet të zgjedh të shkarët, por ata janë kokëshkret dhe nuk e gjen dot fjalën e bindjes, ose të mençurit, por, ja, që ata janë të pakompromentueshëm, ose çyrykt, që për të jan më të përshtatëshmit, pasi dëgjojn çfarë u thua, bëjnë çfarë u thua, madje të bindin me ato që mendojnë apo që mbartin nga eprori.
Dhe shokët ( ish gjimnazistët!) përfundimisht ranë në unanimitet se qyteti i tyre pasëkish patur fatin që si ndihmës të kenë qenë zgjedhur çyrykët,( fatkeqësisht mbahen si të mençur!), pasi nuk spjegohet ndryshe që në bulevardin kryesor Vlorë- Skelë u mbollën rrepet, që jo vetëm nuk kan qenë traditë, por krijojnë njëmijë e një probleme për qytetarët,(madje dhe shëndtësore!) dhe bezdisshme rënia e gjetheve, që nuk arrijnë t’i fshijnë, pluhuri alergjik, që rëndon asmatikët në periudhën e “frutifikimit” dhe lshimit të “pambukut”, që fluturon në krejt hapsirën . Një periudh tepër e shkurtër është gjelbërimi i tyre pa bezdisur qytetarët. A nuk do ishte e mir që, siç ishte tradita, mund të mbilleshin citruset ose diçka tjetër që të mos krijohej shqetësimi? Kjo a nuk të lë shteg të dyshosh se mund të jetë ulur këmbëkryq(!) infeksioni i korrupsionit? Për të realizuar këtë projekt janë shpenzuar miliona- miliona lek (paraja e popullit!). Vërtet kanë shkuar të gjitha në destinacionin e gabuar?!
Si mund të spjegohet “zhdukja” e një vepre historike, ndërtuar prej shumë vite më parë, madje para çlirimit, të katër topave në qendrën historike të” Sheshit të Flamurit”, që simbolizonin (e simbolizojnë!) katër vilajetet e trojeve tona, për të ngritur aty nëj tendë, që ende egziston pa asnjë funksion, por që gjejnë strehë e kalojnë “orët e relaksit” qentë e rrugëve? Një mendje e mençur, a mund ta pranonte këtë “zhdukje”, pavarësisht pas kritikave të popullit u spostuan- nëj zgjidhje gjysmake (çyryk!)? E si mund të arsyetohet mos mirmbajtja e shumë lapidarëve të dëshmorëve apo akteve luftarake gjaët luftës nacional- çlirimtare, që tregojnë historinë më të lavdishme të popullit tonë për liri? Ato në shumë zona janë lënë jashtë vëmendjes, siç është kompozimi i mozaikut i “Qafës së ullinjve”, i mozaikut tjetër në ngjitje të Llogarasë, tek vendi që quhet “Sorkadhja”?
Dikur qyteti i Vlorës kishte një gjallëri sportive. Rinia e qytetit ishte e “ dehur” me këët gjallëri. Dhjetra lloje sportesh lëvrinin në qytet. Dhjetra e qindra të rinj ishin të angazhuar me një dshirë e pasion të pashembullt në sportet e ndryshme. Dhe talentet arrinin t’i sillnin krenari qytetit me arritjet e tyre. Por si u harruan këta të rinj që sakrifikuan për t’i dhënë emër qytetit? Ti, o njeri i administratës së sotme, që merr një rrogë të majme çdo fundmuaji, që kalon kohën ditore për “shtat palë qejfe” (!), që kurrë nuk t’u njom qafa e këmishës tënde nga djersa, nuk u kujtove një herë prë ta? Si nuk ka një ditë të përcaktuar për të kujtuar emrat më tt dëgjuar të sportit, të artit, që kanë kontribuar me talentin e tyre duke i dhënë emër qytetit e krenari? “ Flamurtari” i Vlorës thuajse në të gjitha llojet e sportit kishte prioritet në krahasim me qytetet e tjera. Si të mos kujtohet e t’u bësh nderin qu takon mundsve të ekipit vlonjatë Krenar Lutaj, Shkëlqim Korkaj, Niko Zguro e Ilir Metaj, në disiplinën e notit Jani Hondron, Pavllo Kisi, Skerdilajd Shytin, Elida Xhindin, në çiklizëm Muharem Ahmeti e Kastriot Mezini, në gjimnastikë Andrea Pavli, Trifon Aleksi , Yllka çela, në voleiboll Todi Driza, Drita Shakaj, Vjollca Palla, në atletik Skënder Kokalari, Gëzim Meçani, apo trajnerët Koço Dhrami, Bashkim Aliraj, Thoma Papa, Kostaq Grëvnji, Ilo Tase, në basketboll Viktor Papavangjeli, Muina Kuqi, Eleni Beli, Lumturi Resuli…? Përse nuk krijohet një traditë, që mendoj se me siglën “ecim në gjurmt e më të mirëve”? Por që të arrihen të bëhen këto duhet patjetër që në institucionet përkatëse të vihen njerëz që të kenë fantazi, dëshirë, respekt e dashuri të veçantë për qytetin dhe për ata që lanë gjurmë në jetë për t’i dhënë qytetit krenari. A mund të mendosh e të vlerësosh se këta që drejtojnë kanë mençuri? Apo i etiketon se janë çyryk, në aftësinë drejtuese. Pasi stonaturat i etiketojnë vetvetiu, e s’ka pse të mendohet gjatë për t’i vlerësuar. Qytetin, ashtu si dhe shtetin, duhet ta drejtojnë njerëz të devotshëm, jo ata që devotshmërinë e tyre e shpenzojnë në forumet partiake, por ata që gjithçka ia përkushtojnë popullit, bashkqytetarve të tyre, qytetit të tyre të zemrës.
Vërtet pas kaq e kaq vitesh u festua 100 vjetori i futbollit vlonjat, por askush nuk u kujtua të thoshte se futbolli nuk është i vetmi sport që zhvillohet e zhvillohej në Vlorë, por janë e kanë qenë dhe shum sporte, që kanë sjell suksese të panumërta, por asnjë prej talenteve nuk u ftua në këtë event. Në qytetin tonë, në Vlorë, me dhimbjen nostalgjike, por organizatorët duhej të mendonin akoma më gjerë!
Në fillim të viteve gjashtëdhjëtë, të shekullit që sapo kemi lënë pas, me një aksion të prgjithshëm të shkollave shtatvjeçare ( athere!), u projektua dhe u zbatua krijimi i pyllit të Plazhit të Vjetër deri afër Vaporit të Mbytur, me pishën bregdetare ( pinus pinea), por ardhja e demokracisë, një pjesë të mirë e gjymtoi ( e asgjësoi!). A nuk mund të “ringjallet” kjo traditë e pyllëzimit, kur me qindra e mijra hektar pyje, ullishte e pemtore janë shkatruar? Por kush e bën këtë? Një mendje çyryk nuk arrin të mendoj e të fantazoj … Ajo mund ta bëjë nëse ia diktojnë, nëse merr urdhrin , athere, po. Ama, që të arrijnë të imagjinojnë një vepër të tillë, apo një praktikë të tillë, edhe shekuj të kalojnë, ajo mendje do ketë mbetur n “filxhënin e kafes”, që pihet çdo ditë n vakancat e “paslodhjes”.
Një burim uji, në fshatin Palas, qu ndërtua nga të mençurit e fshatit në fillimvitet e shëkullit tt kaluar( sipas gojdhënave! ), jo vetëm siguroi jetesën ndër vite e vite, por mbajti të blertë gjithë kopshtijet me ullinj, agrume, fruta e gjithfarë kulturash të tjera bujqësore. Pra, e ka mbajtur gjallë jetën aty. Por si është sot? Në ç’gjndje e gjen? Veç fjalës “mjerane” nuk mund të gjesh cilsim tjetër. A nuk duhej ta shikonin zyrtarët e adminstratës përkatëse të Himarës e të Vlors(?! )’si dritën e syrit’, që thot populli, këtë vepër jetdhënëse? Përse ndodh kjo? Se çyrykt drejtojnë apo mirë të themi, janë vasal të bindur të atij që qndron në postin e drejtuesit. Fatkeqësisht! Paçka se duket e nuk duhet të “fshihemi pas gishtit”, se demokracia u fut jo me kombin e mbarë në vendin tonë, gjë që na kujton ritin e nuseve kur hynte në shtpinë e burrit, që duhej të hidhte të djathtn, paçka se a do sillte mbarsi apo jo….
O, sa shpejt duhet të ndërrohet mendësia për kët vend, që shekujt kanë parë beteja për të gëzuar lirinë, e cila do sillte edhe begatin, por deri më sot liria ëshët gjymtuar, se mençuria ka marrë arratinë, e një dreq e di se ku është fshehur, përderisa nuk mundet t’ia ndërpresi hovin çyrykllukut, që bëhet i egër, si një bish që vetëm të sulmon…
*Kërkoj falje për përdorimin e fjalës “çyryk”, jo e shqipes, por ne, vlonjatët, e përdorim.