Dyshohet se aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet shoferi 25-vjeçar

171
Sigal

M. H., 25-vjeç, është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme dyshohet se ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 82-vjeçar.

Nga përplasja, i moshuari Qani Kamberaj ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.

“M. H., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Q. K., 82 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.