Mbetjet “pushtojnë” rrugët e Durrësit, banorët të irrituar, djegin kazanët e mbushur me pirgje plehrash

176
Sigal

Durrësi në kolaps mjedisor! Një panoramë aspak e bukur është ajo që ofron në këto ditë të nxehta qyteti bregdetar ku në rrugë qoftë ne ato të lagjeve të brendshme apo dhe periferike kazanët e mbeturinave janë të tejmbushur.

Situata problematike me mbeturinat në qytetin bregdetar po përsëritet serish.

Situata e krijuar në zemër të qytetit bregdetar si lagjja nr. 1 apo shëtitorja ‘Taulantia’ ka shqetësuar edhe turistët e shumtë që zgjedhin qytetin e Durrësit për të pushuar.

Burimet zyrtare nga Ndërmarrja e Shërbimit të Pastrimit në Durrës pohuan se qyteti është në kolaps mjedisor prej tre ditësh.

Në qendër kazanët janë plot, ndërsa në lagjet e brendshme të qytetit nuk janë hequr prej tre ditësh.

Ndërkohë në periferi banorët po iu vënë zjarrin mbeturinave për të shpëtuar nga era e rendë e tyre.

Kështu ka ndodhur me banoret ne zonën e ish-Kënetës të cilët dogjën mbeturinat pasi temperaturat e larta shtojnë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.