Dyshohet se abuzoi me nxënësen e shkollës, mbyllen hetimet për Abaz Dogën

276
Sigal

Ka mbërritur në Gjykatë dosja në lidhje me abuzimin me nxënësen e mitur në Babrru, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Poci, dhe dy të miturit R.O., dhe F.B., të dyshuar për abuzimin seksual me vajzën e mitur në një shkollë 9-vjeçare në Babrru.

Sipas kërkesës për gjykim, e mitura ka deklaruar se e kanë kërcënuar se do i nxirrnin foto intime.

Në vitin 2018 ka qenë hera e parë e abuzimit. Ajo thotë është detyruar të shkoj disa herë të tjera në shtëpinë e Dogës për shkak të presionit dhe frikës se ai do iu tregonte familjareve.

Në kërkesë thuhet se Klajdi Poci, është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.

Sipas dëshmive, rezulton se tre të pandehurit kundërshtojnë njëri-tjetrin sa përket abuzimit me të miturën. Ndërkohë që vetë vajza e mitur ka deklaruar se është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga, ky i fundit fajëson të pandehurit e tjerë.

Kështu, Doga ka pretenduar se herën e parë që e ka marr në shtëpie, vetëm e ka prekur, ndërsa shton se kanë qenë dy të rinjtë që fillimisht kanë abuzuar me vajzën, i kanë bërë video intime, të cilat Abaz Doga ia ka blerë dy të miturve për shantazh.

Më tej, i pandehuri tjetër Klajdi Poci ka thënë se ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën por videon e ka bërë Doga.

Ndërkohë dy të miturit e tjerë të pandehur, kanë deklaruar se Abaza Doga i ka bërë presion vajzës që të shkonte me ta. Dy shokët kanë filmuar aktin në video.