Dy grabitje gjatë natës në Tiranë

539
Sigal

Dy ngjarje të rënda kriminale kanë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë. Nga burimet mësohet se fillimisht është vjedhur në Domje një automjet. Nga raportimet paraprake mësohet se 4 persona të maskuar dhe me leva në duar kanë vjedhur një BMË me targa AA 880 HS në Domje, mjet i cili i përket një shoqërie private.

Pas grabitjes së mjetit, grabitësit janë drejtuar për nga Rinasi dhe mendohet se kanë ikur në Fushë-Krujë.

Ndërkohë, në një nga rrugët më të populluara të Tiranës, në Rrugën e Durrësit është vjedhur një dyqan në pronësi të O.Y, ku janë vjedhur 15 palë këpucë.

Për dy ngjarjet ende nuk ka njoftim te detajuar zyrtar nga policia.