Drafti, administrata, ja si do të ndryshojë personeli në 2015-ën

529
Sigal

Pas shumë vitesh rresht, gjatë të mcilëve qeveritë shqiptare vetëm kanë rrudhur numrin e të punësuarve në sektorin shtetëror, vitin e ardhshëm tendenca ndryshon. Projektbuxheti i Shtetit 2015, që është dorëzuar tashmë në administratën e Kuvendit, pranon se numri i të punësuarve në admini stratën publike të institucioneve qendrore do të rritet në 87.700 vetë, nga 86.500 që ka qenë në vitin 2014.

Veç faktit që në rrugët e Shqipërisë do të ketë edhe 1.200 punonjës të tjerë me uniforma blu, në p/ligj vihen re edhe ndryshime të tjera, që shprehin politika të caktuara administrative. Kështu, Ministria e Arsimit dhe e Sportit në këtë mes do të përjetojë shkurtime stafi, ndërkohë që Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë duket se do të jetë e privilegjuar. Ndryshimet në numrin e të punësuarve në këto ministri lidhen me transferimin e segmentit të arsimit profesional nga Arsimi te Mirëqënia.

Numri i të punësuarve në Ministrinë e Arsimit do të ulet me 1.400 vetë. Reduktime do të pësojë edhe numri i të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, stafi i të cilës do të pakësohet nga 9.500, në 9 mijë vetë.

Ministrisë së Mjedisit do t’i pakësohen të punësuarit me 100 vetë, ndërsa tek Shëndetësia shtohen 58 vetë. Ministrisë së Drejtësisë do t’i shtohen 428 punonjës. Numri i punonjësve tek Presidenca dhe tek Kuvendi do të mbetet i pandryshuar. Ndërkohë që selia e qeverisë “blindohet” edhe me mbi 50 punonjës të tjerë. Rritje personeli ka tek Ministria e Zhvillit Ekonomik, ndërkohë që shkurtohet personeli tek Ministria e Jashtme, Financat, Bujqësia, Transportet, etj.

Agjencia Telegrafike e përgjysmon numrin e punonjësve, nga 82, në 40, ndërkohë që dyfushohet numri i punonjësve në Agjencinë e Informacionit. Në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit personeli shkon në 802, nga 617 në 2014-ën. Prokurorisë së Përgjithshme i shtohen 13 punonjës, ndërkohë që rritje minimale ka edhe tek Energjia.