Kriza në Kosovë drejt fundit? Isa Mustafa në krye të vendit

472
Sigal

Krizës politike në Kosovë duket se po i vjen fundi. Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur të marrë drejtimin e qeverisë së re të Kosovës, si të vetmen mënyrë për t’i dhënë fund ngërçit politik disa mujor.

Mediat kosovare kanë cituar burime brenda partisë LDK-së të kenë thënë se do të ketë një konfigurim të marrëveshjes së koalicionit të pas zgjedhjeve të 8 qershorit, sipas një vendimi të marrë që një ditë më parë.

Po sipas këtyre burimeve, partnerët e koalicionit pas zgjedhor kanë rënë dakord për të lëvizur drejt rihartimin të marrëveshjes, për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në lidhje me këtë, mësohet se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa po zhvillojnë një takim ku me shumë gjasë, pjesë e diskutimit do të jetë edhe një rishikim i marrëveshjes, si e vetmja mënyrë për të shmangur ngërçin politik prej më shumë se 5 muajsh.