Dita e Verës! Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, qindra automjete presin në radhë

104
Sigal

Festimet për ditën e Verës kanë krijuar trafik të rënduar në hyrje të Elbasanit. Edhe pse mesditë, shumë qytetarë kanë vendosur të udhëtojnë në drejtim të Elbasanit me automjetet e tyre, duke bërë që të bllokohet hyrja e qytetit.

Janë me qindra automjete që po presin në radhë për të hyrë në Elbasan, duke krijuar trafik të rënduar.

Festimet për ditën e verës kanë nisur që një ditë më parë në Elbasan.

Panairi në qendër të qytetit është kthyer në atraksion për shumë qytetarë. Sot, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ishin prezentë në Elbasan.