Nis pelegrinazhi në Laç, qindra besimtarë i drejtohen kishës së “Shna Ndout”

83
Sigal

E marta e 14-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e “Shna Ndout” në Laç.

Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtar të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan vendit të shenjtë.

Ata thonë se Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta dhe se lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare.

Pelegrinët për 13 të marta do i drejtohen Kishës. Për mbarëvajtjen e ritualit fetar që përfundon më 13 qershor janë marrë një sërë masash nga policia.