Bardhyl Berberi: Masakrohet nga hidrocentralet e Maqedonisë Liqeni i Ohrit

579
Sot po kërcënohet si asnjëherë tjetër, duhet të veprohet me urgjencë se nesër do të jetë vonë 
-Liqeni i Ohrit është një nga më të lashtit në botë me një moshë 4 milion vjeçare, në vitin 1980 është shpallur nga UNESKO si thesar natyror i saj.
-janë hapur të gjitha portat e ujit mbi lumin Drin duke larguar sasi të jashtëzakonshme uji duke e ulur nivelin e ujit gati me 1m e 20 cm 
– momentalisht niveli i ujit ka zbritur në 25 cm më tepër se norma 
– kufiri i fundit që nuk duhet të preket, pasi dëmtohet ekosistemi i përgjithshëm i Liqenit të Ohrit 

Në Pogradec po ndjekin me shqetësim një fenomen të pazakontë. Masakrimin që po pëson liqeni i Ohrit. Liqeni është tërhequr rreth 50 m larg bregut nga mungesa e ujit dhe janë krijuar deri në thellësi tatuazhe rërë. Por çfarë po ndodh? Shteti fqinjë i Maqedonisë ka hapur të gjitha portat e ujit mbi lumin Drin duke larguar sasi të jashtëzakonshme uji duke e ulur nivelin e ujit gati me 1m e 20 cm dhe momentalisht ka zbritur në 25 cm më tepër se norma dhe kufiri i fundit që nuk duhet të preket pasi dëmtohet ekosistemi i përgjithshëm i Liqenit të Ohrit që edhe pse është pasuri e UNESKOS që nga viti 1980 dhe janë disa marrëveshje të nënshkruara në të dy qeveritë asaj Shqiptare dhe asaj Maqedonase që duhet të ruhet kjo pasuri duke mos u prekur standardet qeveria Maqedonase i ka shkelur me të dyja këmbët duke i hapur të gjitha portat e liqenit mbi lumin Drin në qytetin e Strugës duke shkarkuar mijëra litar ujë në sekondë. Çuditërisht ka një indiferentizëm skandaloz edhe nga qeveria shqiptare pasi pushtetarë të gjithë rangjeve vijnë në Pogradec për wikende dhe tava korani dhe mbyllin sytë para kësaj katastrofe që po shkatërron këtë perlë të natyrës këtë pasuri ndërkombëtare që ruhet nga UNESKO. Shqetësimi ka shkuar deri në zyrat e UNSEKOS dhe drejtoria për UNESKON në Evropë Aleksandara Waclawczyk ka thënë për gazetën “Telegraf” se ata do të marrin masa por çuditërisht qeveria maqedonase e prirur nga interesat e saj dhe fitimet që i rrjedhin nga tre hidrocentrale që ka ngritur mbi ujërat e lumit Drin ata po bëjnë shurdhin dhe të paditurën mbi këtë katastrofë. Është e para herë që qeveria maqedonase hesht dhe nuk pranon bashkëpunim rreth këtij shqetësimi serioz. Liqeni i Ohrit është një nga më të lashtit në botë me një moshë 4 milion vjeçare. Në sajë të jetëgjatësisë dhe të ekzistencës së tij janë ruajtur lloje bimësh dhe peshqish që nuk gjenden në asnjë liqen tjetër në botë. Këtu rritet specia më e rrallë në botë korani i famshëm, belushka, krapi, ngjala, kleni, skobuzi, pllashica apo mërena. Por liqeni është i populluar me një faunë të pasur zogjsh ujorë, ku dallohen zogjtë zhytës apo pelikani mjellma, si dhe zogjtë notues si rosat e egra, guzat dhe shqipkat. Liqeni i Ohrit me një sipërfaqe prej 358 km katrorë dhe gjerësi prej 14,5 km 70 % të ujit e siguron nga liqeni i Prespës që ndodhet 200 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Pjesa tjetër vjen nga lumenj dhe përrenj që derdhen në liqen. Uji i liqenit të Ohrit ndërrohet një herë në 60 vjet dhe tejdukshmëria e tij shkon deri në 18 m. Duke marrë parasysh këto karakteristike ky liqen në vitin 1980 është shpallur nga UNESKO si thesar natyror i saj që çuditërish sot po kërcënohet si asnjëherë tjetër, duhet të veprohet me urgjencë se nesër do të jetë vonë …
Sigal