Kishte fshehur drogën në trup arrestohet gardiani në burgun e Fushë-Krujës

204
Sigal

Gardiani i burgut të Fushë-Krujës është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi prej 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva e fshehur në trup.

Në njoftimin për media, thuhet se kontrolli i Berndard Metaj, 27-vjeç është bërë pasi indicieve se ky punonjës merrej me aktivitet të paligjshëm të futjes së lëndës narkotike në regjimin e brendshëm të burgut të Fushë-Krujës.

Pas arrestimit të tij, blutë ushtruan kontroll në banesë ku u gjetën 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.


Njoftimi i plotë i policisë:

Sot në datë 09.02.2021, nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë së rolit bazë të I.E.V.P-së Fushë Krujë, B.M, i datëlindjes 26.02.1993, lindur dhe banues në fshatin Luz Krujë.
Arrestimi i këtij punonjësi u bë pasi në datë 09.02.2021 rreth orës 07:30 gjatë kontrollit të ushtruar për të hyrë në regjimin e brendshëm këtij punonjësi iu gjetën e bllokuan një sasi prej 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, lëndë narkotike të fshehur në trup.
Kapja në flagrancë e këtij punonjësi u bë nga SH.K.B.B-ja në bashkëpunim me I.E.V.P-në Fushë Krujë. Kontrolli i imtësishëm i këtij punonjësi dhe kapja në flagrancë u bë pas indicieve dhe informacioneve që disponoheshin që më parë nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve se ky punonjës policie merrej me aktivitet të kundraligjshëm si futja e lëndëve narkotike në regjimin e brendshëm të I.E.V.P – së Fushë Krujë.
Njëkohësisht gjatë kapjes në flagrancë të këtij punonjësi policie në bashkpunim me Policisë Vendore Fushë Krujë u ushtrua kontroll në banesën e këtij punonjësi ku në banesen e tij në fshatin Luz të Krujës u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi tjetër prej 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa.
Nga ana e SHKBB-së po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për përfshirjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të Policisë B.M, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuar nga nenet 283/1 dhe 324/a i Kodit Penal