“Ku gaboi policia me dëshmitarin, grupi që vrau në Durrës, kreu edhe atentatin e bujshëm…”

234
Sigal

Policia ka gabuar me dekonsipirimin e deshmitarit Alla per vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj. Këtë mendim ka gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha, i cili shpjegon edhe arsyet se ka ndodhur kjo vrasje e lidhur edhe me prishjen e pazareve të drogës.

“Është rast i rrallë që një person i cili bashkëpunon me policinë dekonspirohet kaq shpejt. Gjë që është për të ardhur keq. Gabimi qëndron në rrjedhjen informacionit. Dalja e emrit, do të thotë që bashkëpunëtorë të tjerë të grupit që nuk janë kapur të marrin masa për të pastruar veten dhe të shpëtojnë. Kjo gjithashtu vë në rrezik 22-vjeçarin dhe familjen e tij, të cilët mund të gjenden nën presionin e pjesës tjetër të grupit që janë ende të pazbuluar. Nuk konceptohet dot që të publikohet fotoja e bashkëpunëtorit menjëherë pas arrestimit të tij. Personazhi qe deri tani është i përfshirë Altin Ndoci është një personazh i rrahur me vaj e uthull dhe është iu vështirë për t?u zbërthyer, ka qenë edhe herë të tjera në burg. Ka rezultuar se vrasësit me pagesë në Shqipëri e kanë nisur punën e tyre me grabitjen e makinave në rrugë. Kur është kapur në 2015 ka pasur një seri grabitjesh. Ne thamë se ngjarjet kanë ngjashmëri me njëra tjetrën, si Dorian Shkoza dhe Viktor Haxhia kanë servil makinash, të dy janë përfshirë në lëndë narkotike”, – tha Hoxha.

Me tej ai thekson se “pas vrasjes së 27 prillit kemi dhënë informacion se për shkak të ngjashmërisë me disa ngjarje të tjera, elementë të tjerë dukej se kishim të bënim me të njëjtin grup. Sot mund të gjykojmë se çfarë ka ndodhur realisht dhe si rrallë herë policia ka vepruar shpejt dhe ka bërë një punë të mirë”.

Deshmia e 22-vjeçarit është në këtë hetim kryesorja në zbërthimin e ngjarjes, pasi rezulton se eshte i perfshire ne vrasje, jo vetëm në Durrës, por edhe në qytete të tjera.

“Pika më e dobët e çfarë kishte ndodhur ishte 22-vjeçari i cili nga hetimet ka dalë se ai ka pasur rol ndihmës dhe nuk ka pasur rol kyç. Ai është në moshë të re dhe këtë fakt e ka shfrytëzuar policia duke ushtruar presion. Dëshmia e 22-vjeçarit kanë vlerë pasi deklarimet e tij del se ai është një person i përfshirë në vrasje. Ai është personi që ka treguar se ku ishin armët të përdorura në ngjarje, në sajë të deklarimeve të tij u bë e mundur edhe gjetja e makinës Toyota, që do të thotë se përputhja e deklarimeve të tij me provat e gjetura tregojnë përfshirjen e 22-vjeçarit në këto ngjarje”, – shprehet Hoxha.

Me tej ai shprehet se vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës që lidhen me humbjen e 50 kg kokainë në Londër.

Hoxha në fjalën e tij thekson se ekzekutimi i vëllëzërve në Durrës është i njëjtë me një sërë ekzekutimesh që janë bërë në shumë qytete siç është në Elbasan, ku në vitin 20198 në Bradashesh është goditur fuoristrata e Endrit Alibeajt, bashkë me xhaxhanë e tij dhe një shtetas turk.

“Historia është e ngjashme me atë të Jan Prengës, ky grup vrasësish që ka kryer vrasësjen e Durrësit i ndaluari akuzohet se ka kryer edhe vrasje të tjera. Siç është vrasja në Bradashesh ku udhëtonte Endrit Alibeajt (Dylgjeri), bashkë me xhaxhain e tij dhe një shtetas turk, ku shenjestër ishte turku dhe Endriti, por fatmirësisht autorët nuk kanë goditur makinën tjetër që ishin familjarët. Atentati tjetër ishte ai i korrikut të 2019 ku në fshatin Paper në aksin Elbasan-Peqin ku u është bërë atentat vëllezerve Brahio Klevi dhe Aldo ku humbi jetën Klevi dhe u plagos rëndë vëllai i tij dhe në rastin konkret nuk u bë i mundur zbulimi i autorit. Gjithashtu atentati tjetër është Andi Zylifi i cili kishte ardhur në 10 dhjetor nga holanda dhe tre ditë më vonë është vrarë ai ishte kushuri i Endrit Alibeaj, gjithashtu në gusht të vitit 2019 Sherif Vlashi që është ekzekutuar sapo ka dalë nga banesa, sapo kishte ardhur në Shqipëri”, – tha Hoxha.

Me teja i theskoi se të gjithë këto ngjarje Elbasan, Durrës dhe Peqin tregon se i njëjti grup ka goditur jo për llogari të vet, pasi nuk më rezulton se kanë një bandë mbi krye, por funksionojnë në bazë të porosive, nëse do të ishte mbajtë pak më shumë i fshehtë emri i bashkëpuntorit Klevis Alla do të bëhej më i mundur zbulimi i pjestarëve të tjerë që kanë bërë një seri vrasjes.

“E kam thënë dhe më parë se kemi të bëjmë me një grup ekzekutorësh që largimin nga skena e krimit e kishim pa gjurmë përveç në rastin e Bradasheshit. Dhe në rastin e vrasjes së vëllezërve Haxhia ato nuk e dogjën makinën.”, u shpreh ai.