Shtëpia që po digjet në Vlorë rrezikon dy banesat ngjitur, zjarrfikësit në luftë me flakët

514
Një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë dykatëshe në lagjen ‘Kuzum Baba” në Vlorë në orën 10:00 të ditës së sotme. Fatmirësisht në banesë nuk ka pasur njerëz, por Policia e Vlorës tha se ajo po digjet plotësisht dhe prej saj tashmë po rrezikohen dy banesa të tjera që ndodhen pothuajse ngjitur me banesën në fjalë.

Në vendngjarje ndodhen shërbime të policisë si dhe dy shërbime zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Sipas policisë, flakët dyshohen të jenë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike. Godina është pronë e shtetasit I.A., 58 vjeç.
Sigal