Digjet gjatë natës një makinë në Tiranë

338
Sigal

Një automjet është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat.

Sipas policisë zjarri në automjetin në pronësi të shtetasit A.A. ka rënë rreth orës 02:50.

Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Gjatë natës, rreth orës 02:50, në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.A.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.