Dhunoi turistët, Gjykata e Apelit merr vendimin për Mihal Kokëdhimën

639
Sigal

Gjykata e Apelit Vlorë lë në burg Mihal Kokëdhimën. Pas apelimit të vendimit për masën e arrestit dhënë nga gjykata e Shkallës së parë Vlorë, edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga gjyqtarja Esmerilda Habilaj.

Ajo në masën e arrestit vendos dhënien e arrestit me burg, ndërsa vendimi u kontestua nga pala mbrojtëse. Edhe në apel vendimi ka mbetur në fuqi. Ndërsa Kokëdhima tashme ka ndërruar edhe mbrojtjen, avokatët.

Pamjet e tmerrshme të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit “Panorama” Mihal Kokëdhima kanë bërë xhiron e rrjetit tashmë.

Ndërkohë lokali i Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, u shemb pak ditë më parë IKMT-ja pasi ishte ndërtuar pa leje.