Kush e tradhtoi Shkëlzen Bucin, si u zbulua tetë vite më pas i dyshuari për vrasjen e motrës?

556
Sigal

Shkëlzen Buci akuzohet për vrasjen e motrës së tij në vitin 2012. Sipas organit të akuzës ekzekutimin e Eglantina Bucit e ka kryer vëllai i saj, Shkëlzen Buci duke e groposur më pas në Malin me Gropa.

Por si u zbulua krímí i rëndë i rëndë i Skënder Bucit, tetë vite pasi kishte ndodhur?

Ngjarja u zbulua nga bashkëpunëtori i drejtësisë qe ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj aktorit Mishel Prela.

Dëshmitari është një i njohur i familjes Buci, i cili është arrestuar për një tjetër vepër penale.

Gjatë marrjes në pyetje ai u ka rrëfyer policisë se ka pasur dijeni edhe për një ngjarje tjetër krímínale ku është i përfshire Shkëlzen Buci. Ai ka treguar se Shkëlzeni i ka pas kërkuar që të ruante të motrën. Bashkëpunëtori i drejtësisë i ka treguar policisë se pas vrasjes së Englantinës e kanë dërguar trupin tek Mali me Gropa.

Në atë kohë familja pretendoi se vajza kishte humbur, por gjetja e eshtrave dhe kryerja e hetimeve të mëtejshme zbuloi se ajo ishte vrarë nga familja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012, ku Eglantina Buci, atëherë vetëm 23 vjeç, shkoi të bashkëjetonte me të dashurin e saj në zonën e Freskut në Tiranë edhe pse familja e kundërshtonte një fakt të tillë.

Pasi mësuan ku ishte vajza, babai i saj Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci shkuan dhe e morën Eglantinën nga shtëpia ku jetonte në zonën e Freskut në Tiranë duke e vrarë më pas.

Disa vite më vonë, në zonën e Malit me Gropa u gjetën pjesë eshtrash duke bërë që policia fillimisht të dyshojë për vajzën e humbur duke marrë pjesë të ADN-së së nënës së saj për t’i krahasuar.

Pas analizave rezultoi se ADN-ja e eshtrave dhe e nënës së Eglantinës përputheshin duke vërtetuar se bëhej fjalë pikërisht për vajzën e zhdukur.