Gentian Çala: Me sytë nga trau dhe shpinë nga Atdheu…!

451
Ikjet e të rinjve nga Shqipëria vazhdojnë, kurse Qeveria hesht. Nuk bëzan! Vendit i ndodh përdotë hemorragjia e forcës punuese dhe intelektuale, e cila ikën nga mjerimi, pasiguria dhe padrejtësia.
Sot, më shumë se kurrë, duhet rikthimi i besimit dhe i shpresës se në Shqipëri mund të ketë një perspektivë për këdo, të ri, intelektual, biznesmen, punëtor ose bujk.
Pamjet e përditshme nga Dogana e Qafë Thanës ku ikin mesatarisht 100-150 qytetarë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë trishtuese dhe duhet të na bëjnë të reflektojmë se ndryshimi në Shqipëri duhet të ndodhë shpejt dhe Qeveria e re që do të krijohet pas zgjedhjeve duhet të adresojë urgjentisht këtë çështje.
Sigal