Detajet e reja: Autori i ekzekutimit të Kastriot Reçi i maskuar si grua

582
Sigal

Vrasja mesditën e 7 janarit 2020 të Kastriot Reçit në qendër të qytetit të Rrëshenit ka ngritur policinë dhe grupin hetimor në këmbë për të arrestuar autorët.

Ora News raporton se skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe hetuesit kanë arritur të zbardhin dinamikën e këtij krimi i cili mendohet se është kryer me snajper.

Sipas burimeve nga hetimet autorët kanë qenë dy persona të cilët kishin udhëtuar drejt Rrëshenit me një automjet që në orët e para të mëngjesit. Pasagjeri është ulur nga makina dhe nga bagazhi ka marrë një çantë të madhe dhe është ngjitur në një pallat. Në katin e 7 të një banese që ishte në pronësi të një personi mik me Armando Gjinin dhe ka vendosur snajperin. (Armando Gjini i njohur dhe si Tonin, u vra në gusht të 2019 pasi iu vendos tritol në makinën e tij.)

Mësohet se autori ka ruajtur momentin e duhur.

Reçi së bashku me të vëllanë ka parkuar makinën dhe ka shkuar në drejtim të lokalit. Më pas ka takuar një grua dhe një fëmijë, ndërsa I vëllai ka hyrë në lokal. Në momentin kur është shkëputur nga gruaja me fëmijë drejt tij është qëlluar me snajper.

Nga informacionet paraprake thuhet se autori ka qenë i veshur sportive dhe me një maskë si grua dhe është larguar në këmbë.

Dy kamera kanë filmuar dinamikën por është e pamundur identifikimi i makinës dhe autorëve.

Disa persona janë marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, një ditë më parë në qytetin e Rrëshenit.