Dhunon në sy të fëmijëve ish-gruan dhe tenton të djegë banesën, arrestohet lushnjari

506
Sigal

Një 46-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi ka dhunuar ish-gruan dhe ka djegur banesën e tij.

Sipas informacioneve bëhet me dije se shtetasi G.M. ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij në sy të fëmijëve, edhe pse kjo e fundit kishte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se arrestimi u bë pas marrjes së informacioneve, se kishte shkuar në banesën e ish-gruas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin: G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për vepr

at penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë’”, shkruan Policia.