Ogerta shpërblen fshehurazi me pagën e 13, 134 zyrtarë të Ministrisë së Arsimit; mësuesit mbesin me “gisht në gojë”

38

Qoka e ministres së Arsimit, nuk është çudi, mbasi edhe më 13 dhjetor 2023 ndaloi shpërblimet për administratën; 5 ditë pas vendimit, shpërbleu me nga 1 paga mujore 1140 zyrtarë të lartë të qeverisë për “suksesin e negociatave”, mes tyre ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, këshilltarë e drejtorë qendrorë…

Sigal

Edhe këtë vit, me Vendim Nr. 728, datë 13.12.2023 të qeverisë, mësuesve nuk u është dhënë shpërblim financiar për fund-vitin, megjithëse Kodi i Punës dhe kontratat kolektive e detyrojnë qeverinë, që brenda dhjetorit të çdo viti, t’u jepet paga e 13-të në vlerën e pagës mujore që kanë.

Ky bllokim shpërblimi, është vendosur për gjithë administratën dhe punonjësit e shtetit, por Ministrja e Arsimit, Ogerta Manstirliu, ngaqë ka lidhje konfidente me Kryeministrin, e ka shpërfillur këtë vendim qeverie.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, më 20 dhjetor 2023, ose një javë pas vendimit të qeverisë për të bllokuar shpërblimet, ministrja Manastirliu ka nxjerrë një Urdhër të Brendshëm, për t’u dhënë shpërblim vetëm zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit.

Me këtë urdhër, vetë ministrja, sekretari i Përgjithshëm,  zv/ministrat, drejtorët e drejtorive që në total janë 134 zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, do marrin nga 1 pagë mujore shpërblim brenda muajit dhjetor 2023.

Më 22 dhjetor, ministrja Ogerta Manstirliu ka marrë miratimin nga ministri i Financave, Ervin Mete, që zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, shpërblimi t’u jepet nga fondi i veçantë.

Mirëpo përdorimi i fondit të veçantë të Ministrisë së Arsimit për shpërblime të administratës, është ndaluar më 13 dhjetor 2023 me Vendimin Nr. 728 të qeverisë sipas pamfleti.

Ndërsa Thesari i Shtetit që kontrollon ligjshmërinë e pagesave, nuk dihet nëse do zbatojë vendimin e qeverisë, apo urdhrat e paligjshëm të  Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Mësuesit nuk e dinë, që zyrtarët e ministrisë do marrin nga 1 pagë mujore shpërblim, por nuk ka pse të acarohen, mbasi ministrja Ogerta Manastirliu, u ka dhënë shpërblim faktin që arsimi është renditur ndër të fundit në Botë.

Qoka e ministres se Arsimit, Ogerta Manastirliu nuk është çudi, mbasi edhe kryeministri, i cili më 13 dhjetor 2023 ndaloi shpërblimet për administratën; 5 ditë pas vendimit, shpërbleu me nga 1 paga mujore 1140 zyrtarë të lartë të qeverisë për “suksesin e negociatave”, mes tyre ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, këshilltarëve e drejtorë qëndrorë

Lëmosha për pensionistët dhe shpërblimi për patronazhistët

Edhe rreth një javë më parë, Shqipëria doli me “duart bosh” nga Brukseli, pasi Komisioni Evropian nuk caktoi një datë në konkluzionet lidhur me hapjen e kapitujve të parë në negociatat për hyrjen në BE. Por i shpërbleu me paga mujore drejtori.

Skandali bëhet më i madh kur merr për bazë edhe faktin se Qeveria nuk u dha shpërblim për fundvit pjësës së rëndësishme të administratës, siç janë mësuesit, mjekët, infermierët, etj, por shpërblen vetëm patronazhistët. Pra, mendon vetëm për ata, që i japin pushtetin.

Për fundvit, Qeveria u dha pensionistëve shpërblim, 5 mijë lekë të reja, ndërsa pensionistët përtej Morinës morën nga 100 euro shpërblim nga Qeveria e Kurtit, si dhe të gjithë fëmijët nën 18 vjeç, gjë që qeverisë shqiptare as që i shkon ndër mend ta bëjë.