Nevil Dede: Fillimi ishte i vështirë, tifozeria na motivon më shumë

32

KATEGORIA E PARË/ Trajneri Nevil Dede i AF Elbasani analizon 16 javët e luajtura nga skuadra e tij

Sigal

Agron Kaja

Agron Kaja

 

“Fillimi ka qënë i vështirë edhe në përshtatjen e tyre, sepse vetëm dëmtimet e lojtarëve ishin dukuritë negative. Nga muaji shtator e deri në tetor, ne kemi patur mungesa edhe te 9 lojtarë, nga 21 të fedreuar.”

AF Elbasani, një ekip i mirëndërtuar në sezonin 2023-2024, është duke bërë paraqitje dinjitoze në Kategorinë e Parë. Vendi i dytë në gjysmën e parë të këtij sezoni, për trajnerin Nevil Dede ka qënë një rrugëtim ku pritej edhe më mirë. Për gazetën “Telegraf”, Dede thekson se kur ndërtohet një ekip i ri, ka vështirësitë e tij. “Mendoj se kur ndërtohet një gjë e re, natyrisht që edhe ai ka vështirësitë e saj, si në afrimin e lojtarëve ashtu edhe në formimin e grupit. Fillimi ka qënë i vështirë edhe në përshtatjen e tyre, sepse vetëm dëmtimet e lojtarëve ishin dukuritë negative. Nga muaji shtator e deri në tetor, ne kemi patur mungesa edhe të 9 lojtarëve, nga 21 të fedreuar. Ne jemi një skuadër e re dhe klub i ri dhe e kemi të qartë se do ndeshemi me kundërshtarët, që kanë më shumë histori në futbollin e kësaj kategorie”, kështu e nisi dje bisedën me gazetën “Telegraf” Nevil Dede, i cili më pas u përqëndrua te ndeshja e fundit me Bylisin, të cilin ai e vlerëson si skuadër. “Bylisi me meritë është në kreun e renditjes të Kategorisë së Parë, dhe këtë e tregoi edhe në përballjen me ne, ku edhe pse barazoi 2-2 mendoj se ia arriti qëllimit. Për ne janë rivalët kryesorë për titullin kampion e në përballjen me ta kishim 7 mijë tifozë në stadium. Numri i tifozëve në Elbasan është një realitet që na motivon shumë, dhe kjo është arritje e madhe e klubit tonë, por edhe e gjithë skuadrës. Paraqitjet e mira dhe rezultatet është e natyrshme që do sjellin tofozë, e këtë unë e kam parasysh nga përvoja ime si lojtar këtu në Elbasan, ku edhe kemi fituar titullin kampion”. Ndërkohë që kampionati i Kategorisë së Parë ka marrë pushimet dimërore, Nevil Dede e ka ndërtuar programin stërvitor me skuadrën e tij, të alternuar edhe me festat e fundvitit. “Tashmë e kemi nisur këtë periudhë një mujore pa ndeshje zyrtare, por për skuadrën tonë ritmi përgatitor nuk është ndalur. Do kemi vetëm dy pushime të festave, dhe në datat 2-3 janar 2024 rikthehemi në fushë për të nisur me përgatitjet. Natyrisht që do kemi edhe ndonjë ndërhyrje në merkato, edhe pse mendojmë se kemi një skuadër me elementë cilësorë, të cilët në këto 16 javë që janë luajtur në kampionat e kanë justifikuar besimin tonë. Kthehemi me synimet e qartësisht të kuptueshme për ne e rivalët tanë”, kështu trajneri i AF Elbasani, Nevil Dede e mbylli bisedën për gazetën “Telegraf”. Në 16 javët e luajtura në Kategorinë e Parë, skuadra e AF Elbasani grumbulloi 36 pikë, duke u renditur në vendin e 2-të, 3 pikë larg Bylisit kryesues. Në javën e 17-të që nis më 20 janar 2021 do të ndeshet në Elbasan me Korabin.

Ironia e Lorenco Vilës: Durrësi më sjell fat!

Në përballjen direkte të javës së 18-të, Dinamo City-Teuta, protagonist ishte durrsaku Lorenco Vila, i cili si dinamovit shënoi dy herë në portën durrsake, skuadrës ku ai u rrit dhe u afirmua si futbollist, madje me të është shpallur edhe  kampion. Në shënimin e golave, për respekt ai nuk festoi asnjërin prej tyre, por nuk harroi që edhe të ironizojë ish-drejtuesit e tij të “djemve të detit”, duke deklaruar se Durrësi i sjell fat atij. “… Në atë stadium kam shënuar dhe kam përjetuar momente të bukura. Këmbët e mia aty e gjejnë më lehtë golin, sepse Durrësi më sjell shumë fat”. Dinamo City fitoi 2-1 me Teutën me dy golat e Lorenco Vilës.

Egnatia nis merkaton në Kosta Rika me një sulmues

Edhe pse jemi në fundin e vitit 2023 dhe Abissnet Superiore luan javën e 18-të të saj, skuadra e Egnatias ka menduar për merkaton, e cila zyrtarisht hapet në fillimin e muajit janar 2024. Skuadra rrogozhinase ka bërë zyrtare goditjen e parë, duke bërë pjesë një sulmues të Kombëtares së Kosta Rikës, Jurguens Montenegro. Burime nga klubi Egnatias konfirmuan për gazetën “Telegraf” se 23-vjeçari ka pranuar ofertën dhe në ditët e para të muajit janar do mbërrijë në Rrogozhinë. Montenegro ka luajtur me klubin vendës, LD Alajuelense dhe pjesë e Bolivar në Bolivi, shikohet me karakteristikat e Rafael Duamena.

96 Ndeshje

Në 16 javë kampionat të Kategorisë së Parë janë luajtur 96 ndeshje

230 Gola

Në 16 javë kampionat të Kategorisë së Parë janë shënuar 230 gola.

 

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 17 

Të shtunën, 20 janar 2024

AF Elbasani-Korabi    15:00

Apolonia-Flamurtari    15:00

Besa-Burreli                            15:00

Kastrioti-Bylis             15:00

Lushnja-Tomori                       15:00

Vora-Luzi 2008                      15:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Bylis             16        39

2.AF Elbasani  16        36

3.Flamurtari                 16        30

5.Vora             16        30

4.Apolonia                  16        26

6.Korabi                      16        23

7.Lushnja                    16        18

8.Kastrioti                   16        15

9.Burreli                      16        15

10.Luzi 2008               16        12

11.Besa                       16        11

12.Tomori                    16        10