Historike, Erling Haaland barazon rekordin e Alan Shearer në Premier league

Vetëm 3 minuta në sfidën ndaj Fulham kanë mjaftuar që “bomberi” norvegjez, Erling Haaland të barazojë rekordin e Alan Shearer dhe Andy Cole, me këta 2 të fundit që kanë shënuar nga 34 gola në Premier League, respektivisht në sezonet 1994/95 e 1993/94.

Një 11-metërsh i akorduar nga arbitri u ekzekutuar mrekullisht në gol nga “vikingu” i sulmit të City, duke arritur kështu në 34 gola në këtë sezon të Premier League.

NOA