​Mediat e “kryqëzojnë” Italinë pas ndeshjes me Shqipërinë: Lojë mediokre

1351
Italia ka fituar 0:1 ndaj Shqipërisë në Shkodër, po mediat italiane nuk janë të lumtura me lojën e skuadrës
Ato shkruajnë se si një Kombëtare e madhe si Italia vuan ndaj kundërshtarëve të lehtë si Shqipëria apo Maqedonia.
“Një tjetër paraqitje mediokre e azzurrëve që vuajnë ndaj një skuadre modeste dhe fitojnë falë një goli të Candrevës”, shkruan Gazzetta Dello Sport.
Corriere Dello Sport thotë se Italia bëri një lojë të dobët dhe kjo u shpërfaq më së miri tek rasti kur lojtarët kërkuan një 11-metërsh, që nuk ekzistonte me pretendimin se Veseli kapi topin me dorë brenda zonës.
“Italia fiton…me sfilitje! Kandreva shpëton Italinë nga telashe të mëdha në Play Off”, shkruan Sport Mediaset.
Sigal