Arrestohen pesë persona në Tiranë, Policia: Ja për çfarë akuzohen

288
Sigal

Policia e Shtetit ka arrestuar pesë persona në Tiranë, pasi akuzohen për trafikim lëndësh narkotike dhe ārmë të ftohta.

Tre persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura nga Policia, janë arrestuar pasi u ndaluan dhe me vete kishin edhe lëndë narkotike.

Në prangat e Policisë kanë rënë: A. U., 30 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, të cilët posedonin 8 tableta metadon dhe një qese me material kokrrizor, që dyshohet se ishte cānnabis sattiva; po ashtu me kanabis është ndaluar edhe 29-vjeçari me iniciale R. L.

Ndërsa një 25-vjeçar është kapur me thikë dhe në momentin e arrestimit nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për kontroll fizik.

Nuk kanë munguar as ndëshkimet ndaj shoferëve. Në Kavajë, është arrestuar 38-vjeçari me iniciale A. H., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një ārmë e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit krīminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit A. U., 30 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Petraq Leka”, gjatë kontrollit të automjeteve dhe banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 tableta metadon dhe një qese me material kokrrizor, i dyshuar farë e bimëve narkotike cānnabis sattiva.

Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç, pasi në rrugën “Selman Riza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cānnabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit sirian B. Ch., 25 vjeç, pasi në bulevardin ” Bajram Curri”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me ārmë të ftohtë thikë dhe nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për kontroll fizik.

Shërbimet e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.