Monopoli i shitjes së cigareve. Firma qarkullon 300 mln. euro por nuk ka asnjë kontroll nga shteti

462
Sigal

Monopoli i shitjes së cigareve, firma asnjë kontroll nga shteti

Në Shqipëri po ekziston prej vitesh një monopol i shitjes së cigareve, duke vepruar lirisht, pa u penguar nga autoritet shtetërore. Sipas burimeve një kompani ka kontrollin absolute, kontrollin e shitjes së paketave të importuara të markave të njohura, “Marlboro”, “Kent” dhe “Ëiston”, duke qarkulluar  250 milionë deri në 300 milionë euro në vit. Autoriteti i Konkurencës është në dijeni të kësaj situate monopoli, por nuk e kontrollon

Sipas analizës së Autoritetit të Konkurencës, tregu i cigareve në Shqipëri dominohet nga cigare të importuara nga Italia dhe Greqia. Në tregun shqiptar ka një shumëllojshmëri të markave të cigareve të importuara. Në një vlerë të viteve më parë në tregun e importit të cigareve operojnë 11 operatorë, dy prej të cilëve kanë pozita dominuese.  Por pas 5 vitesh kjo situatë ka ndryshuar për me keq. Autoriteti i Konkurencës  ka nisur disa herë hetime në lidhje me situatën monopol në tregun e shitblerjes me shumicë të cigareve të importuara, por nuk ka arritur të marrë një vendim për situatën e krijuar duke e mbyllur çështjet e ngritura, edhe pse kompanitë kanë pjesë tregu të konsiderueshme.