Nga Prishtina në Tiranë për 28 orë, “maratonomaku” mbërrin në sheshin “Skënderbej” për flamurin

23
Sigal

Atleti Erzen Zyberaj ka mbërritur në Tiranë pas 28 orësh vrap duke përshkuar një distancë prej 260 km nga Prishtina në Tiranë.

Zyberaj u nis nga busti i Skënderbeut në kryeqytetin e Kosovës, në Sheshin Skënderbej në kryeqytetin e Shqipërisë për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar.

Zyberaj ka vrapuar më parë edhe nga Prishtina deri në qytetin e Rahovecit, një distancë kjo rreth 63 km.