“Do hidhem nëse nuk…”/ Pas 7 orësh zbritet nga kulla e pusit të naftës 58-vjeçari nga Kuçova (EMRI)

185
Sigal

Ka marrë fund rezistenca e 58-vjeçarit nga Kuçova, i cili qëndroi 7 orë në kullën e pusit të naftës. Nikollaq Bushi, hipi sot në orën 10:00 në një nga kullat e puseve të naftës, ndërsa kërcënonte se do të hidhej prej aty.

Mësohet se Bushi i ishte premtuar një punë nga bashkia Kuçovë, por prej disa muajsh nuk ka gjetur zgjidhje.

Pavarësisht thirrjes së policisë për të zbritur, Bushi qëndroi në majë të kullës për disa orë, por për shkak të temperaturave të larta ai nuk mundi të reziston më gjatë dhe ka pranuar që të zbriste.

Ndërkohë që 58-vjeçari pohoi se do të ngjitej sërish në ditët në vijim në kullë, nëse nuk do të punësohej në sektorin e prodhimin të naftës në Kuçovë.