Fatura fiktive prej 30 mln eurosh, 13 shqiptarë nën hetim dhe sekuestrime masive

196
Sigal

Ekziston një xhiro faturash false me vlerë 30 milion euro pas sekuestrimit gjigant të urdhëruar nga Guardia di Finanza e Pratos, Firence, kundër një konsorciumi kooperativash që operojnë në fushën e furnizimit të shërbimeve portuale dhe të transportit me seli në Prato.

‘Shigjetat e Verdha’ kanë konfiskuar prona të tundshme e të patundshme me vlerë 14 milion euro.

Të dyshuar janë 13 shqiptarë dhe tre italianë, rezidentë në provincat e Bolonjës, Firences, Lukas, Pizas, Pistoias dhe Pratos. Midis tyre, një 49 vjeçar shqiptar, drejtues i konsorciumit, dhe një bashkëatdhetar i tij, 31 vjeç, i konsideruar si administrator de facto.

Sipas hetimeve të Guardia di Finanza, konsorciumi i ndërmarrjeve ka siguruar kontrata për shërbime transporti dhe portale, të nënkontraktuara më pas te ndërmarrjet e konsorciumit.

Konsorciumin do të administronte direkt fuqinë punëtore, e cila do të mbahej zyrtarisht në kooperativa, me synimin për të zbritur kreditet e konsiderueshme të TVSH-së që rrjedhin nga shërbimet e faturuara nga të njëjtat kooperativa, të cilat nuk paguanin TVSH dhe alternonin me kalimin e kohës lëvizjen e punëtorëve dhe marrjen përsipër të kontratave.

Gjithsej janë rreth tridhjetë bashkëpunime. Të dyshuarit akuzohen në mënyra të ndryshme për krime të lëshimit ose përdorimit të faturave për operacione jo-ekzistuese dhe mospagimit të TVSH-së.