Mali i Tomorrit nën pushtetin e flakëve, si do të stabilizohet gjendja

269
Sigal

Zjarri i “shfaqur” ditën e sotme në një nga zonat e gjelbëruara pjesë e Malit të Tomorrit ka marrë përmasa më të mëdha. Temperaturat e larta, bimësia e thatë si dhe era kanë favorizuar edhe më shumë zjarrin i cili po shkrumbon gjithçka duke zgjeruar edhe më shumë sipërfaqen e djegur.

Raportohet se në zonat përreth kanë shkuar punonjës të mbrojtjes së zonave si dhe shërbime zjarrfikëse, por terreni tepër i thyer nuk i lejon të ndërhyjnë me mjete dhe e vetmja ndërhyrje është me mjete dore si kazma, lopata apo mjete rrethanore.

Mendohet se këto zona të mbuluara me shkurre dhe pemë, janë zona të pasura me florë dhe faunë tepër të veçanta dhe tërheqëse për vizitorë vendas dhe të huaj. Ndër të tjera, raportohet se do të duhen ndërhyrje nga ajri për të stabilizuar gjendjen.