Dosja “Karaburuni”, Gjykata jep dënimet për të akuzuarit

613
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për 5 të akuzuarit për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim të mbi 220 hektarë toke në Karaburun.
Rajmond Mezi u dënua me 21 vite burg. Lefter Gjergji u dënua me 16 vite burg, ndërsa gjykata kishte kërkuar 19 vite. Avokati Enkes Hysendhima u shpall i pafajshëm, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar 24 vite burg. Blerina Dhrami u dënua me 6 vite burg, por Prokuroria kishte kërkuar 11 vite. Donika Besimaj u dënua me 3 vite burg, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar 6 vite.
Hetimet për dosjen “Karaburuni” kanë nisur në qershor 2016. Fillimisht, Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestro mbi tokën e dyshuar si të falsifikuar. Më tej, hetimet u shtrinë tek personat e dyshuar për këtë vepër penale, të cilët u arrestuan.
Sigal