Dëmtohen dy fidra, disa zona pa energji në Tiranë

601
Për shkak të punimeve që po kryen Ujësjellësi i Tiranës janë dëmtuar dy fidra, duke lënë pa drita prej më shumë se 4 orësh zonën e Unazës së Re dhe Yzberishin.
OSHEE shpreh shqetësimin e përsëritur për papërgjegjshmërinë e treguar në kryerjen e punimeve civile nga ana e ujësjellësit pa respektuar normat teknike inxhinierike.
Aktualisht OSHEE thotë se janë duke punuar në disa fronte, ku është shfaqur defekti në dy fidra te rëndësishëm
OSHEE thotë se një pjesë e Yzberishit ka marrë energji dhe po punohet për rikthimin e energjisë në gjithë zonën.
Sigal