Aksident në Fushë-Krujë, plagoset këmbësori 70 vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja

311
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.

Një automjet ka përplasur një këmbësor dhe e ka lënë të plagosur rëndë në vend.

Ndërkohë që automjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Bëhet me dije se i plagosuri është Zenel Duka.

Ndërkohë i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spital.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 19.10.2020, rreth orës 11:00, në Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. D., 70 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.