Dyshohet se organizoi dhunimin brutal të avokatit Sokol Mëngjesi, ky është Dritan Nano

40
Sigal

Personi në foto është Dritan Nano, i cili u arrestua nga policia ditën e djeshme pasi dyshohet se organizoi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së mërkurës (29 Maj) përballë një kopshti në ish-Bllok.

Në dëshminë e dhënë për policinë, 58-vjeçari ka mohuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano.

Dyshohet se organizoi dhunimin brutal të avokatit Sokol Mëngjesi, ky

Dritan Nano

Ai mësohet se nuk ka qenë bashkëpunues me policinë, ndërsa kjo e fundit mësohet se disponon prova të mjaftueshme për implikimin e tij në ngjarje.

Drian Nano raportohet se ka pasur lidhje krushqie dhe shoqërore me autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa 19-vjeçari, Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici disa orë pas dhunimit të juristit, është shprehur se: “Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”.

Sipas burimeve juristi, i cili u dhunua brutalisht nga vëllezërit Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 19 vjeç dhe Elton Kasaj 33 vjeç, vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor i reanimacionit.