Komiteti Teknik i Ekspertëve heq orën policore, ja të gjitha masat e tjera anti-Covid që do të mbeten në fuqi

198
Sigal

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të heqë orën policore në vend.

Është vendosur që ora policore të mos jetë më, hiqet ora policore siç ishte nga ora 23:00 deri në 6 të mëngjesit”, tha Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Eksperteve në mbledhjen e sotme.

Sipas saj, ndryshimi i këtyre masave do të shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike në vend.

Gjithashtu komiteti i eksperteve ka rekomanduar që vaksinimi i fëmijëve është i këshillueshëm të nisë nga mosha 12 vjeç, për të gjithë fëmijët, jo vetëm për ata që kanë sëmundje të tjera.

Masat e tjera

Ata që janë të infektuar me virusin do të qëndrojnë të izoluar në pesë ditë nga dhjetë ditë që ka qenë

Për gjithë qytetarët që do të hyjnë mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit ose e testit PCR në 72 orët para mbërritjes dhe ata që nuk kanë këto dokumente do të vijonë të mbetet në fuqi izolimi.

Në aeroporte do të lejohen të hyjë vetëm pasagjerët që mbajnë maskën si është e rekomanduar.

Mbetet në fuqi mbajtja e maskës në gjithë ambientet e mbyllura.

Mbeten në fuqi masat për grumbullimin në aktivitete kulturore e sportive.

Mbetet në fuqi lejimi për grumbullimin deri në 50 persona.