Policia shoqëron 4 persona për heroinën e sekuestruar në portin e Durrësit

480
Sigal

Pas sekuestrimit të 30 kilogram lënde narkotike e llojit heroinë, e cila ishte fshehur në një kamion të ngarkuar me dru, policia e Durrësit ka shoqëruar 4 persona të dyshuar.

Në mesin e personave të shoqëruar, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet publike është edhe pronari i firmës që po eksportonte dru zjarri në Itali me kamion.

Shoqërimi i tyre në komisariat është bërë në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Gjatë një kontrolli mëngjesin e sotëm në një kamion të ngarkuar me dru në portin e Durrësit, policia zbuloi 30 kilogram heroinë me vlerë 30 milionë euro e cila kishte si destinacion Italinë.

Shoferi i arrestuar Aurel Kryemadhi, banues në Elbasan u shpreh në polici se nuk ishte në dijeni të lëndës narkotike që ishte fshehur brenda në kamion.