Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme edhe në shkolla

Dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë kujton se maskat për mësuesit, personelin dhe nxënësit e ciklit 9-vjeçar janë të detyrueshme.

Flutura Beqo, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, krahas publikimit të raportit të 24 orëve të fundit për koronavirusin, tha se maska është e detyrueshme në çdo ambient të institucioneve arsimore.

Sigal

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën apel për zbatimin me rigorozitet të masave të distancimit fizik, ruajtjen e higjienës dhe vendosjes së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruhet distanca.

Maska është e detyrueshme edhe në shkolla, për mësuesit, të gjithë personelin si dhe nxënësit e ciklit të lartë 9-vjecar, ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët maska në klasë është e rekomandueshme ndërsa është e detyrueshme në të gjitha ambientet e tjera të shkollës”, u shpreh Beqo.