Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, moti për sot

183
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Vranësirat do të jenë më të dendura në jug e qendër të vendit, ndërsa në pjesën veriore me kthjellime.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme në pjesën jugore dhe qendrore të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Pasdite e në mbrëmje reshjet ndërpriten.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë dhe mesatare, në bregdet përkohësisht e vrullshme e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 11/17 re diell

Kukës 6/16 re diell

Lezhë 11/18 re diell

Dibër 5/13 re diell

Durrës 10/19 re diell

Tiranë 12/18 re diell

Elbasan 11/19 re shi diell

Berat 12/18 re shi diell

Vlorë 12/18 re shi diell

Korçë 7/14 re shi diell

Gjirokastër 11/17 re shi diell

Sarandë 9/19 re shi diell.