Rama “braktis” Vlorën, i zë vendin Dakos në Durrës, i “jep” Shkodrën Ilir Beqajt, Tiranën Spiropalit dhe Bushatit

271
Sigal

Para se të ndezë motorët e fushatës për mandatin e tretë, PS fillimisht duhet të riorganizohet.

Për këtë arsye kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme, 1 shtator, në Elbasan grupin parlamentar për të bërë një bilanc si dhe për të caktuar mbajtjen e Asamblesë, e cila do të zgjedhë edhe kryesinë e re.

Mbledhja ka nisur rreth orës 16:00. Për shkak të pandemisë Covid 19, socialistët e kanë të vështirë të mbledhin të gjithë anëtarët në një sallë për këtë arsye kanë menduar për një sistem miks.

Burimet bëjnë me dije se kryesocialisti Edi Rama ka deleguar Ilir Beqajn si përfaqësues politik në Shkodër.

Më herët për Shkodrën ka qenë i deleguar Arben Pëllumbi, ndërsa Beqaj ka qenë përfaqësues politik për qarkun e Kukësit.

Për Durrësin, Rama ka vendosur të jetë vetë drejtues provizor.

Kukësin ja ka besuar Safet Gjicit, që është edhe kryebashkiak i Kukësit, në Lezhë ka caktuar Lindita Nikollën, ndërsa qarkun e Tiranës ua ka besuar Ervin Bushatit dhe Elisa Spiropalit.

Gjithashtu ndërmjet tyre do të diskutojnë edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për listat e kandidatëve si dhe për drejtuesit politik të qarqeve.

“Do të diskutohen një sërë pikash në këtë mbledhje, në qendër të diskutimeve do të jetë viti zgjedhor dhe gjithë angazhimi i socialistëve për ndryshimet kushtetuese. Po kështu do të vendoset një datë për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që për shkak të pandemisë mund të mblidhet edhe online. Po kështu do të diskutohet axhenda e re dhe analiza vjetore e gjithë punës së bërë”.

Ministrat presin fjalen e Rames-

Socialistët janë në pritje të vendimit të Kryeministrit nësë qeveria e tyre do të pësojë ndryshime apo Rama do të vijojë të mbajë të njëjtin kabinet deri në pranverën e viti të ardhshëm.

Edhe implementimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor do të jetë pjesë e tryezës së grupit parlamentar socialistë.

Listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të diskutohen në Këshillin politik, ku partitë pritet të çojnë edhe drafte me propozimet e tyre.