Nga 15 kushtet për BE te Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, zbardhet takimi i Kryemadhit me ambasadorin britanik

299
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një takim shumë të hapur dhe konstruktiv me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Kryemadhi diskutoi me Ambasadorin Norman lidhur me sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian dhe vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.

Ndër të tjera, Kryemadhi nënvizoi rolin e veçantë dhe mjaft pozitiv të Ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për t’i dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.