Prof. Dr. Shefqet Muçi: “Venecia” i tha “JO” draftit të Komisionit Parlamentar për reformën në drejtësi

470
Ish ministri i Drejtësisë, Prof. Shefqet Muçi, në intervistën për gazetën “Telegraf”, pohon se Komisioni i Venecias i tha në tërësi “JO” draftit të Komisionit Parlamentar të reformës në drejtësi, por, Prof. Muçi thotë se këro oponione të “Venecias” më parë i kanë ngritur si shqetësim edhe juristët tanë, të cilët nuk u përfillën. Prof. Muçi, thotë se ndërkombëtarët kanë dështuar në këto 25 vjet, me orientimet, rekomandimet, ekspertizën, mbikqyrjen që kanë dhënë për legjislacionin shqiptar, derisa kërkojnë që të bëjnë sërish ndryshime kaq rrënjësore. Prof. Muçi argumenton se edhe Komisioni i Venecias mban 2 standarte në rekomandimet që jep, sepse bën eksperimente, si psh, për mandatet që kërkon të ndërpriten për anëtarët e KLD, kur këtë nuk e ka rekomanduar në Gjerogji, por derisa kërkon që mandati i kryeprokurorit të mos ndërpritet. Prof. Muçi thekson edhe kritikën e “Venecias” për Komisionin ndërkombëtar të Monitorimit, sepse, sipas Prof. Muçit, me këtë komision ndërkombëtar të Monitorimit, Shqipëria kthehet de fakto në protektoriat të të huajve.
-Prof. Muçi, cili është thelbi i kritikave të opinioneve që dha Komisioni i Venecias për draftin e reformës në drejtësi?
– Opinioni i juristëve, të shoqatave të gjyqtarëve, të prokurorëve, të avokatëve dhe në përgjithësi juristët e shquar dhe të angazhuar në të Drejtën Kushtetuese ngritën probleme lidhur me draftin e paraqitur të reformës në drejtësi, përpara se ky draft të shkonte për vlerësim në Komisionin e Venecias dhe parashtrimet e tyre, pothuajse janë të njëjta me ato që dalin në konkluzionet e Komisionit të Venecias.Kjo do të thotë që organet drejtuese, Komisioni Parlamentar për hartimin e këtij drafti si edhe persona të pushtetshëm që lidhen me legjislacionin nuk kanë patur shumë besim te juristët tanë dhe kanë vepruar sipas disa rekomandimeve të disa ndërkombëtarëve, ose më keq, sipas mendimeve të tyre, për të bërë një reformë në drejtësi, që ata mendonin se do të merrnin atë rrugë që ata i dhanë. Ndërsa në fakt, pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias, dëshmohet që edhe mendimi i juristëve, konstitucionistëve, i të gjithë njerëzve që merren me drejtësinë, që nuk kanë marrë pjesë në hartimin e reformës në drejtësi, ka qënë shumë i kualifikuar dhe të gjitha problemet që kanë ngritur me kohë, thuajse përputhen me opinionet e Komisionit të Venecias. Të vjen keq, por kjo është e vërtetë e pamohueshme, që në rekomandimet e Komisionit të Venecias, drafti që ka hartuar Komisioni Parlamentar është hedhur totalisht poshtë. Janë justifikime e atyre që duan ta mbrojnë tani, që those se Komisioni i Venecias ka kërkuar të bëjë përmirësime dhe ndryshime në draft. Në fakt, po të shikosh një e nga një opinionet, shikon që nuk ka asnjë dispozitë të draftit, që Komisioni i Veneceias është shprehur se “kjo është e papranueshme”, “kjo është e paqartë”, “kjo nuk kuptohet se si do të zgjidhë problemet”. Pra, drafti i reformës në drejtësi, tani ka nevojë të rishikohet plotësisht, të ristrukturohet nga e para. Në këtë vështrim, mendoj se Komisioni i Venecias e ka future procesin e reformës në drejtësi në rrugën e duhur. Domethënë, i ka thënë “JO” draftit të paraqitur për reformën në drejtësi dhe ka rekomanduar që të rishikohet në tërësi, duke dhënë orientime që Shqipëria është një vend që ka bërë përparime deri tani në fushën e drejtësi, sepse e ka përshtatur legjislacionin e vet në përputhje me atë të Bashkimit Europian dhe nuk nevojë për mbivendosjen e institucioneve mbi njëra-tjetrën, për organe paralele, që dupblojnë njëri-tjetrin, që pëlplasen me njëri-tjetrin dhe, në vend që t’i zgjidhin problemet, i përkeqësojnë edhe më shumë. Mund të përmendim faktin numrin e shumtë të institucioneve të Gjyqësorit, që kërkohen të krijohen. 
– Ku dhe për kë adreson Komisioni i Venecias kritikat dhe rekomandimet që dha?
– Rekomandimet që dha Komisioni I Venecias janë të shumta, por marrim më kryesoren, ku thotë që drafti për reformën në drejtësi duhet të ketë një natyrë të tillë, që të japë orientimet kryesore dhe nuk mund të merret me hollësira, sesi emërohet një drejtues institucioni. Duhet të merret me probleme që i përkasin ligjeve që dalin në zbatim të Kushtetutës, prandaj kërkon që të vendoset një standart i tillë, që dispozitat kushtetuese të parashikojnë problemet themelore që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, ndërsa hollësirat të vendosen me ligje të veçanta. Marrim problemin e Gjykatës Administrative, te ne u ndërtuan kohët e fundit. Tani kërkojnë të bëjnë sërish ndryshime, brenda 2 vjetëve, kur këto gjykata administrative, ende janë në fillesë, por duan të bëjnë edhe një Gjykatë të Lartë Administrative, mirëpo Komisioni i Venecias shprehet që Shqipëria nuk i ka kushtet, mundësitë, qoftë ato financiare, ashtu edhe burimet njerëzore, si edhe problemet e tjera, që ne të kemi Gjykatë Administrative. Ky GJLA, e shkëputur nga GJL, përveç faktorëve të mungesave financiare dhe njerëzore, krijon ptencialisht edhe rrezikun e përplasjes së kompetencave midis këtyre dy gjykatave të larta. Problemet administrative, sidomos në Shqipëri, me problemet e pronësisë, kanë ndërthurje me njëra-tjetrën. Ne tani jemi në procesin e legalizimeve, në problemin e kthimit të pronave, dhe këto vendime gjykohen nga gjykatat administrative, por në thelb kanë të bëjnë me problemet e pronësisë. E drejta e pronësisë ka të bëjë me të drejtën civile, vendimmarrja ka të bëjë me problemet administrative dhe kështu krijohet një ndërthurrje kompetencash dhe Komisioni i Venecias, me shumë kujdes këtu, rekomandon që nuk duhet të ndajmë Gjykatën e Lartë me Gjykatë të Lartë Administrative, sepse do të keni probleme edhe te kompetencat e këtyre gjykatave të larta, ndërsa duke qënë Gjykata e Lartë e njëjta, edhe nëse i gjykon Kolegji Civil ato që kanë karakter administrative, nuk kanë ndonjë shkelje parimore, sepse në fund të fundit, është e njëta gjykatë. Gjithashtu, Komisioni i Venecias konstaton që drafti i reformës në drejtësi është i mangët edhe në drejtime të tjera. Psh, Gjykata e Lartë sot është edhe gjykatë e shkallës së parë për deputetë. Duke ia hequr këto kompetenca, në ndryshimet që parashikohen, i lë pa zgjidhje këto probleme, prandaj thotë Komisioni i Venecias, që nuk sqarohet se cila gjykatë do të ketë kompetencën për të gjykuar ato çështje që sot gjykohen në shkallën e parë të Gjykatës së Lartë.
 
-Profesor, a shikoni ju në opinionet e Komisionit të Venecias, frymë opurtune, për të mos u shprehur unë, qëndrime me 2 standarte?
– Një tjetër problematikë, është ajo që drafti parashikon që Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi për t’u shprehur në lidhje me kushtetueshmërinë e ndryshimeve që do t’i bëhen Kushtetutës me këtë reformë. Komisioni i Venecias për këtë mban qëndrim të ndryshëm përsa i përmet shqyrtimit procedurial të problemit, dhe qëndrim të ndryshëm, përsa i përket përmbajtjes të këtyre dispozitave. Komisioni i Venecias jep në mënyrë kategorike që Gjykata Kushtetuese duhet që ta shqyrtojë, pra, që të mos i hiqet mundësia për të shqyrtuar edhe këto ndryshime kushtetuese lidhur me procedurat e ndjekura për bërjen e këtyre ndryshimeve nga komisionet parlamentare dhe Kuvendi. Përsa i përket problemit të përmbajtjes, Komisioni i Venecias e lë çështjen evazive, duke u shprehur se ka vende që nuk e lejon Gjykatën Kushtetuerse për t’u marrë me përmbajtjen, dhe ka vende të tjera, të cilat e lënë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese edhe shqyrtimin e përmbajtjes të ndryshimeve. 

– Cili është mendimi juaj personal për këtë çështje?
– Unë jam me variantin që Gjykata Kushtetuese, kur bëhen ndryshime kushtetuese, duhet ta shikojë çështjen në tërësi, jo vetëm në procedurë, por edhe në përmbajtje, sepse ndodh që nëpërmjet këtyre ndryshimeve, të krijohen kontradikta me dispozita të tjera ligjore kushtetuese që ekzistojnë dhe Gjykata Kushtetuese nuk mund të heshtë dhe ne duhet të kemi një organ që të shikojë nëse ka përputhshmëri, jo vetëm në procedurë, por edhe për përmbajtjen e dispozitave që nuk shtohen në Kushtetutë me ato që shtohen në Kushtetutë, sepse në shumë raste konstatohet që ndryshimet janë të asaj natyre, që bien ndesh me dispozitat e mëparshme dhe krijohet një dualitet dispozitash kushtetuese, një paqartësi më e madhe, nga ajo që ka ekzistuar më parë. Prandaj, Gjykata Kushtetuese duhet ta shikojë në tërësi problemin dhe të shprehet edhe me përmbajtjen e këtyre dispozitave kushtetuese. 

– Përse Komisioni i Venecias e atakon praninë dhe rolin e Ministrit të Drejtësisë në institucionet e Gjyqësorit?
– Është një problem tjetër, që konstaton si shqetësuese Komisioni i Venecias pjesëmarrja e ministrit të Drejtësisë thuajse në të gjitha institucionet e Gjyqësorit që do të krijohen. Në një shtet demokratik, ku ekziston ndarja e pushteteve, pjesëmarrja dhe roli në një formë, ose tjetër, e ministrit të Drejtësisë në organet e qeverisjes së Gjyqësorit, është kontrolli i Gjyqësorit nga ekzekutivi dhe pavarësia e Gjyqësorit bëhet e cenuar. Ministri i Drejtësisë, edhe deri tani, por edhe në draft, vë në lëvizje masat disiplinore, ai bën procedimin ndaj gjyqtarëve në KLD dhe pastaj, KLD vendos. Ndërsa Komisioni i Venecias thotë që në kushtet kur ministri i Drejtësisë ka këtë iniciativë, ai nuk mund të jetë njëkohësisht edhe vendimmarrësi, të ketë të drejtën e votës, prandaj rekomandon që prania e roli i ministrit të Drejtësisë në këto institucione të Gjyqësorit të jetë sa më i kufizuar. Ministri i Drejtësisë ka të drejtën të bëjë predimin disiplinor dhe të jenë të tjerë ata që do të marrin vendimin. Jo vetëm kaq. Por në rekomandimet që jep për Tribunalin Gjyqësor, Komisioni i Venecias konstaton problem edhe praninë e Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe për persona të tjerë, pa i përmendur, por po e them unë, që është kryetarin e Dhomës së Avokatëve, të cilët nuk kanë punë me sistemin gjyqësor, në kuptimin e pjesëmarrjes në këto institucione, që marrin masa disiplinore për gjyqtarët. Në fund të fundit, Prokurori i Përgjithshëm dhe kryetari i Dhomës së Avokatisë janë dy drejtuesit e atyre organeve që janë palë në procesin gjyqësor. Gjithmonë, prokuroria ka pakënaqësi ndaj gjykatës, Avokatia ka edhe ajo pakënaqësi nga gjykata për vendimet e marra, por ndryshimet kushtetuese që propozohen i japin palëve që janë në konflikt interesi me gjykatën, të marrin masa disiplinore ndaj gjyqtarëve. Kjo është krejtësisht anormale. Ndaj Komisioni i Venecias thotë që këto duhet të shmangen, sepse cënojnë pavarësinë e gjykatës, por edhe krijojnë probleme që i bëjnë dëm drejtësisë. 

– Komisioni i Venecias përse mban dy qëndrime të ndryshme për mandatet e drejtuesve në Gjyqësor?
– Komisioni i Venecias është në hall me ne, sepse ky draft që i është paraqitur për vlerësim, ka krijuar një mori të tërë institucionesh të reja të drejtësisë, që dublojnë dhe mbivendosen mbi njëri-tjetrin, përplasen me njëri-tjetrin. Komisioni iVenecias nuk mund të na mësojë ne se kë institucion në gjyqësor do mbajmë, ose jo, por e thotë që institucionet që parashikohen të ngrihen janë shumë, shteti ynë nuk i ka mundësitë financiare t’i mbajë, por nuk e di nëse ne do t’i mbajmë përfundimisht. Duke u nisur nga ky fakt, “Venecia” kërkon të bëjë një përjashtim, të bëjë një eksperiment edhe me Shqipërinë, kur vjen puna për mandatet e anëtarëve të KLD dhe thotë që në kushtet specifike të Shqipërisë, që është e papranueshme për vendet e tjera, por për kushtet e Shqipërisë, ku sipas deklarimeve që bëjmë ne ka humbur besimi te Gjyqësori, do të ishte e pranueshme që mandatet e anëtarëve të KLD të ndërpritet, kur të formohet KLGJ, qëndrim që “Venecia” nuk e mban për mandatin e prokurorit të Përgjithshëm, ku rekomandon që mandati i tij të mos ndërpritet. Ky është qëndrim kontradiktor i Komisionit të Venecias dhe për mua, “Venecia” duhet të ishte më konseguent, shumë i qartë dhe jo me dy shtandarte, kur thotë që këtë ndërprerje të mandateve “Venecia” nuk e ka pranuar për Gjeorgjinë. 

– Prof. Muçi, mendoni se tani, opozita dhe mazhoranca do të bashkëpunojnë për draftin përfundimtar, mbi bazën e rekomandimeve të “Venecias”?
– Kam frikë që palët politike do të qëndrojnë kokëfortë. Janë të detyruar të bëjnë ndryshime, që ka rekomanduar “Venecia”, por aty ku do të mundin t’i kapërcejnë këto rekomandime, palët politike nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre. Edhe ndërkombëtarët këmbëngulin me të madhe që t’i përmbahen këtij drafti që ata e kanë hartuar fillimisht, sepse është edhe kontributi i tyre në këtë draft, edhe pse u hodh thuajse tërësisht nga “Venecia”, dhe ndërkombëtarët nuk mund ta pranojnë këtë, sepse përndryshe, u duhet të pranojnë të gjithë ndërkombëtarët që hartuan këtë draft të reformës në drejtësi, edhe dështimin e tyre, sepse është një draft me të meta të theksuara, pothuajse antikushtetues, që bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, që bie ndesh me parimet themelore të ndarjes së pushteteve. Ky është shqetësimi edhe i juristëve, të gjyqtarëve, të prokurorëve, të avokatëve, të cilët janë shprehur edhe në takimet e përbashkëta, se fillimisht u bë më tepër një propagandë, sikur u është marrë edhe atyre mendimi, por në realitet, ata u shpërfillën. 
– Prof, derisa u shpërfill mendimi i palëve të interesuara, siç e pohuat, a duhet që tani, rishikimi i këtij drafti të reformës në drejtësi të futet rifutet në procesin e diskutimit gjithëpërfshirës?
– Do më falni, por unë dua të them, që nuk kemi më draft, duke u nisur nga mënyra e vlerësimeve dhe opinioneve që dha “Venecia” dhe duhet bërë krejtësisht një drafti ri dhe ky duhet t’i nënshtrohet diskutimeve gjithëpërfshirëse. Në të kundërtën, do të ribëhen ndryshime, që jo vetëm nuk do ta përmirësojnë situatë, por nuk do sjellin asnjë të mirë, me përjashtim të përshtypjeve të një shou, sikur u bë ndonjë reformë. Që nga 1991, me ndihëm dhe orientimin e ndërkombëtarëve, nën mbikqyrjen e tyre kemi përshtatur gjithë legjislacionin tonë me legjislacionin europian. Bëhen ndryshime 2 herë në vit në Kodin Penal, në Procedurën Penale, Civile, janë miratuar ligje kundër krimit të organizuar, korrupsionit, u krijuan gjykatat administrative, ajo e Krimeve të Rënda me prokurorinë e saj, që janë institucione antikorrupsion dhe këto janë bërë me iniciativën e drejtëpërdrejtë të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nëse kërkojnë të bëjnë sërish ndryshime kaq të thella, duhet së pari të pranojnë dështimin e tyre në 25 vjet.

Shqipëria kthehet në protektorat të të huajeve
– “Venecia” në mënyrë të veçantë kritikon Komisionet e Pavarura të Monitorimit të ndërkombëtarëve. Sipas jush, përse?
– “Venecia” shprehet se e vlerëson të pazakontë ngritjen e një Komisioni ndërkombëtar të Monitorimit, i cili varet nga vullneti i organizatave ndërkombëtare dhe jo nga vullneti i institucioneve demokratike të Shqipërisë. Unë e shtroj problemin: Çfarë mandati ka një komision ndërkombëtar monitorimi për Gjyqësorin tonë? Populli i ka dhënë mandatin ëpr të qeverisur Kuvendit për të qeverisur dhe gjykuar me njerëzit e vet dhe jot ë na monitorojnë e gjykojnë të huajt drejtësinë dhe Gjyqësorin tonë. “Venecia” thotë që është e papranueshme komisioni ndërkombëtar i monitorimit për një shtet demokratik e Sovran, që të vijnë të tjerët që të marrin vendime, pa patur mandatin e popullit. Shqipëria me këto komisione ndërkombëtare monitorimi kthehet në një protektorat të të huajve.Nëse duan komision ndërkombëtar monitorimi, ky duhet të ketë rol këshillues dhe deri këtu, por kurrë rol vendimmarrës. Është e dyshimtë sesi vetë ndërkombëtarët e pranojnë këtë komision monitorimi ndërkombëtar për vendin tonë. Ky komision monitorimi ndërkombëtar, që do marrë vendime për ne, kujt do t’i japë llogari? Nëse ato veprojnë padrejtësisht, cili institucion në Shqipëri do t’u kërkojë llogari?
“Venecian e shqetëson problemi i prokurorisë, që struktura antikorrupsion e prokurorisë që propozohet të funksionojë si organ i veçantë është paraqitur në mënyrë që lë shumë dyshime, probleme të pazgjidhura, e sidomos raportet që do ketë kjo strukturë me Prokurorinë e Përgjithshme. Problem tjetër është Byroja Kombëtare e Hetimit, ku sipas draftit, duhet të jetë e lidhur me strukturën antikorrupsion. Përshtypja është se krijohen 2 prokurori të Përgjithshme, të pavarura nga njëra-tjetra. Unë them se Prokuror të Përgjithshëm ka një dhe struktura e prokurorisë antikorrupsion nuk mund të shkëputet nga varësia e Prokurorisë së Përgjithshme. Këto janë mendime të ekspertëve të vendeve të mëdha, ata e ngatërrojnë problemin e Shqipërisë, që nuk është më shumë se 3 milionë banorë. Nuk mund të implementosh në Shqipëri strukturat që ka SHBA. Ndërkombëtarët bëjnë një eksperimet, derisa kërkojnë prokurori të decentralizuar. Prokurori të decentralizuar mund të ndërtosh në shtete federale, por jo në Shqipëri. 
Sigal